Vdekja është momenti kur shpirti e lëshon trupin, kur kalon në jetën në berzah (jeta në pritje të ditës së gjykimit), dhe kur trupi i tokës i kthehet fillimit të lashtë të tij. Me daljen e shpirtit nga trupi, në organizmin e njeriut ndrërpren punën çdo organ dhe qelizë. Trupi kalon në gjendje të shtangimit, nuk merr frymë, nuk ushqehet, nuk mendon, asgjë nuk punon. Vdekja më së shumti i ngjanë gjumit, vetëm se në gjum shpirti është i lidhur me trupin, ndërsa tek vdekja jo.
Hazreti Ebu Bekri u lind me 573 në Meke. Ai ishte dy vjet më i ri se Profeti Muhammedi a.s.. Ai i përkiste një familje të respektuar, Beni Tamim me rrënjë tek fisi Kurejsh. Prejardhja familjare e tij lidhet me atë të Profetit a.s. gjashtë gjenerata më parë. Emri i tij iashte Abdullah. Ebu Bekir ishte kunija e tij me të çilin ai u bë shumë i famshëm kështu shumë njerëz nuk e dinin emrin e tij të vërtetë. Posa pranoi Islamin ai mori titullin "Es-Siddik" (i sinqertë). Emri i babait të tij ishte Osman i çili ishte i njohur me kunijën e tij Ebu Kahafa. Nëna e tij quhej Selma, edhe ajo gjithashtu njihej me emrin Umul Hair.
O lënës i namazit, a e di që urdhëruesi yt për namaz është Allahu? A e di që namazi është i vetmi adhurim që është bërë obligim në qiell, për të treguar madhështinë dhe rëndësinë e këtij adhurimi?
Omer r.a. i përkiste familjes Ad nga fisi Kureish. Prejardhja e familjes së tij, në gjeneratën e 8 lidhet me atë të Profetit a.s. Kunja e tij ishte Ebu Hafsa dhe El-Faruk ishte titulli i tij i vurë nga Profeti a.s. Ai u lind me 583 rreth dyzetë vjetë para Hixhreti. Jeta e hershme e hazreti Omerit nuk njifet në detale. Në rininë e tij ai ishte një luftëtarë, orator i famshëm dhe njeri i guximshëm. Ai ishte një nga të paktët njerëz në Meke që dinin shkrim dhe liximin. Kryesisht ai merrej me tregëti. Kur Profetit a.s. i erdhi shpallja dhe i thërriste njerëzit në Islam; Omeri ishte armik i përbetuar i Islamit dhe i Profetit a.s. dhe nuk ngurronte që ti dëmtonte muslimanët dhe Islamin në çdo rast.